VOA/ Shtyhen zgjedhjet komunale në veriun e Kosovës

Aktuale

VOA/ Shtyhen zgjedhjet komunale në veriun e Kosovës

Më: 10 dhjetor 2022 Në ora: 16:41
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha të shtunën pasdite se zgjedhjet për pushtetin komunal në veriun e banuar me shumicë serbe janë shtyrë për në prill të vitit 2023.

Ajo e shpalli vendimin pas një këshillimi me partitë politike, duke theksuar shryrja ishte e nevojshme për të siguruar “pjesëmarrje sa më të madhe të qytetarëve në këto zgjedhje, vëzhgim nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare, siguri për të gjithë qytetarët pa dallim, si dhe kohë të mjaftueshme për institucionet e sigurisë që të bëjnë edhe përpjekje e të ndërmarrin veprime shtesë për rend dhe ligj në veri në vendit”.

Data e saktë e mbajtjes së tyre ende nuk është caktuar./VOA

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat