Shtetet e QUINT-it mirëpresin shtyrjen e zgjedhjeve në veri

Aktuale

Shtetet e QUINT-it mirëpresin shtyrjen e zgjedhjeve në veri

Më: 10 dhjetor 2022 Në ora: 17:17
Foto ilustrim

Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Zyra e BE-së, kanë mirëpritur vendimin e sontëm të institucioneve për shtyrjen e zgjedhjeve në veri.

Presidentja Vjosa Osmani, pas përfundimit të konsultimeve me partitë politike dhe konsensusit të plotë të dalë nga ky takim, sonte ka caktuar 23 prillin e vitit 2023, datë të re për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë të komunave:

Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan dhe për kuvendet komunale të Zveçanit dhe Leposaviqit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat