Zgjedhjet në veri, KQZ pret vendimin e Osmanit për të ndërmarrë hapat e nevojshëm

Aktuale

Zgjedhjet në veri, KQZ pret vendimin e Osmanit për të ndërmarrë hapat e nevojshëm

Më: 10 dhjetor 2022 Në ora: 17:39
Foto ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, KQZ do të presë zyrtarisht vendimin e Presidentes Vjosa Osmanii për të ndërmarrë hapat e nevojshëm në këto rrethana, që ndërlidhen me ndërprerjen apo pezullimin e aktiviteteve përgatitore.

Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka shtuar se për mbledhjen e radhës do të njoftojnë me kohë.

Presidentja Vjosa Osmani pas përfundimit të konsultimeve me partitë politike dhe konsensusit të plotë të dalë nga ky takim, sonte ka caktuar 23 prillin e vitit 2023, datë të re për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë të komunave: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan dhe për kuvendet komunale të Zveçanit dhe Leposaviqit.

Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Zyra e BE-së, kanë mirëpritur vendimin e sontëm të institucioneve për shtyrjen e zgjedhjeve në veri. “Vendimi konstruktiv avancon përpjekjet për të ndihmuar një situatë më të sigurt në veri, e cila është kyçe për dialogun e lehtësuar nga BE-ja, si e vetmja rrugë përpara drejt arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.”, është bërë e ditur në njoftimin e ambasadave të QUINT-it.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat