Hoxha i LVV-së fajëson qeveritë e kaluara dhe Edi Ramën për shtyrjen e zgjedhjeve

Aktuale

Hoxha i LVV-së fajëson qeveritë e kaluara dhe Edi Ramën për shtyrjen e zgjedhjeve

Më: 10 dhjetor 2022 Në ora: 17:44
Zyrtari i Vetëvendosjes, Elvis Hoxha 

Zyrtari i Vetëvendosjes, Elvis Hoxha ka reaguar i dëshpëruar pas shtyrjes së zgjedhjeve në katër komunat serbe në veri.

Përmes një postimi në Facebook, Hoxha në lidhje me këtë, ka fajësuar qeveritë e kaluara të Kosovës dhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën. 

“Regjimi i shkuar i Kosovës i dha shumë kohë e mundësi imazhi Beogradit me marrëveshje të qeta e të pabazuara”, ka shkruar Hoxha.

“Kryeministri Rama i dha shumë mundësi Beogradit me tezën jugosllave të Ballkanit të hapur”, ka shkruar Hoxha.

Postimi i plotë

Vuçiçi është Millosheviçi. Mendësisë së Serbisë gjenocidale vitet nuk i ndryshojnê asgjë.
Regjimi i shkuar i Kosovës i dha shumë kohë e mundësi imazhi Beogradit me marrëveshje të qeta e të pabazuara.
Kryeministri Rama i dha shumë mundësi Beogradit me tezën jugosllave të Ballkanit të hapur.
Butësia ndërkombëtare e toleroi shumë inercinê autokrate të Vuçiçit

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat