Publicisti Adriatik Kelmendi, ka reaguar pas shtyrjes së zgjedhjeve në katër komunat me shumicë serbe në veri.
Përmes një postimi në Facebook, Kelmendi shtyrjen e zgjedhjeve e ka konsideruar si autogol.
Duke përdorur zhargonin sportiv, ai ka vlerësuar se Kosova dhe Serbia tashmë kanë barazuar.
“Meqë jemi te futbolli, në zhargonin sportiv i bjen Kosova 2:2 Serbia.
Gol i Kosovës ndalimi i referendumit të Serbisë.
Gol i Kosovës ndalimi i zgjedhjeve të Serbisë.
Autogol i Kosovës menaxhimi i çështjes së targave ilegale të Serbisë.
Autogol i Kosovës (mos)organizimi i zgjedhjeve të komunave në veri.
A po i bjen 2 me 2”, ka shkruar Kelmendi.