Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pasi Policia e Kosovës e ka konfirmuar se dy pikat kufitare që çojnë për në Serbi janë mbyllur.
Përmes një postimi në Facebook, Çitaku e ka quajtur si dështimin e radhës së Qeverisë së Kosovës.
“Qeveria ka dështuar të krijojë kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve.
Për më tepër, Qeveria Kurti paska mbyllur sonte edhe dy pikat kufitare në veri. Dështim pas dështimi”, ka shkruar Çitaku në Facebook.