Rrugët në veri të Mitrovicës vazhdojnë të jenë të bllokuara nga barrikadat e vëna nga serbët, pas arrestimit të ish-policit Dejan Pantiq.
Gazetarja nga Rudar i Zveçanit, ka raportuar se gazetarët nuk po mund të afrohen afër barrikadave për shkak se pak minuta më parë aty është dëgjuar një shpërthim, duke e bërë kështu të pasigurt qëndrimin në afërsi të atyre bllokadave.
Patrullat e KFOR-it e EULEX-it janë duke qëndruar në këtë pjesë të vendit.
Nga informacionet që klani ka siguruar, bëhet e ditur se një patrullë e policisë ka mbetur në mes të dy barrikadave që kanë vënë serbët në Rudar.
Raportohet se zyrtarët policorë po ktheheshin nga pika kufitare në Jarinjë, megjithatë mobilizimi i serbëve i ka lënë në mes të barrikadave. Ata janë afruar afër një patrulle të KFOR-it derisa të krijohet një terren i përshtatshëm që ata të mund të dalin nga aty.
Edhe në Mitrovicën e Veriut, përkatësisht në lagjen e Boshnjakëve, është duke vazhduar patrullimi i policisë para zyrave të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve.