Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku i është drejtuar kryeministrit të vendit, Albin Kurti, përmes një postimi në Facebook.
Çitaku përmes këtij statusi, i ka bërë thirrje Kurtit që të ndalet.
“Serbia Pro-Aziatike Kryeministër??!!! Ia dhe Serbisë një tabor të paqenë.
A është Japonia aziatike? Korea e Jugut? Tajlanda?!!! Nalu Kryeministër se na bane horë”, ka shkruar Çitaku.