Profesori Blerim Latifi ka reaguar mbrëmë pas gjendjes së krijuar në veri të Kosovës.
Pas shkëmbimit të zjarreve midis policisë së Kosovës dhe paramilitarëve serbë, ai situatën e mbrëmshme në veri e cilësoi si një gjendje lufte, përcjell "Bota sot".
"Veriu praktikisht është në gjendje lufte. Afër Ujmanit ka pasur këmbim zjarri midis policisë së Kosovës dhe paramilitarëve serbë, ndërsa njësitë policore që ruajnë dy pikat kufitare atje, tash janë të bllokuar pas vendosjes së barrikadave. Rrjetet sociale ende janë të heshtura, sepse të gjithë i kanë sytë tek ndeshja Francë- Angli. Edhe KFOR-i ende nuk ka folur. Mbase edhe ata janë të gozhduar para ekranit, si krejt shqipet”.
Positimi i plotë
Sonte Veriu praktikisht është në gjendje lufte. Afër Ujmanit ka pasur këmbim zjarri midis policisë së Kosovës dhe paramilitarëve serbë, ndërsa njësitë policore që ruajnë dy pikat kufitare atje, tash janë të bllokuar pas vendosjes së barrikadave. Rrjetet sociale ende janë të heshtura, sepse të gjithë i kanë sytë tek ndeshja Francë- Angli. Edhe KFOR-i ende nuk ka folur. Mbase edhe ata janë të gozhduar para ekranit, si krejt shqipet.
Çfarë të thuhet tjetër?
Paqin fat policët e Kosovës që janë në veri! Edhe gazetarët e Kosovës që po mundohen të raportojnë nga atje, nën kërcënimin e bandave serbe! Ndërsa neve të tjerëve, të gozhduar para ekraneve duke parë futboll, na qoftë një marre e madhe!