Këshilltari i kryeministri Kurti, Jeton Zulfaj, i ka reaguar nënkryetare së PDK-së, Vlora Çitaku, të cilën e ka quajtur cinike, pas reagimit të saj se Qeveria Kurti ka dështuar në veri.
Zulfaj pretendon që Çitaku është e ngazëllyer nga veprimet e dhunëshme të grupeve kriminale në veri të vendit.
“Nuk duhet të ketë ngazëllim e as momente euforie ndaj veprimeve të dhunshme të grupeve kriminale në veri të vendit nën drejtimin e presidentit autokrat të Serbisë.”, ka shkruar ai.
Më tej, ai ka kërkuar kritikë që ka bazë dhe argument, teksa ka thënë se situata në veri është për shkak të qeverisjeve të kaluara.
“Sikur veriu të ishte integruar nuk do të kishim këtë situatë që kemi sot. Pra, politikat e vizionin tuaj për ushtrim të sovranitetit në gjithë territorin e vendit i kemi parë.”, ka shkruar ai ndër të tjera.