E kritikuan Kurtin për situatën në veri, PDK-së i vjen kundërpërgjigjja e ashpër – po bëjnë teatër me patriotizmin shqiptar!

Aktuale

E kritikuan Kurtin për situatën në veri, PDK-së i vjen kundërpërgjigjja e ashpër – po bëjnë teatër me patriotizmin shqiptar!

Nga: A.M Më: 11 dhjetor 2022 Në ora: 10:56
Albin Kurti

Profesori Enver Bytyçi ka reaguar ndaj zyrtarit të PDK-së, Betim Gjoshi, pas deklarimit të këtij të fundit për kryeministrin Kurti.

Gjoshi ka rikujtuar një deklaratë të Kurtit gjatë një proteste, ku Kurti i ishte drejtuar një polici, duke i thënë se “o majmun “, duke tentuar ta krahasoi me situatën në veri.

Bytyçi përmes një postimi në Facebook ia kujtoi Gjoshit shëtitjet e Thaçit në Ujman, ku tha se për këtë mori leje nga presidenti serb.

Derisa, profesori përmendi qasjen e Serbisë, Vuçiqit e Putinit ndaj Kurtit

“Kushdo që lufton për Kosovën në Serbi shpallet terrorist. Ata që bashkëpunojne me Serbinë bëjnë teatër me patriotizmin shqiptar”, shkroi Bytyçi, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Dikush, një person që sheh deri te hunda e vet, i thotë kryeministrit të Kosovës "O majmun pse nuk shkon në veri", duke i kujtuar se kur ishte në opozitë u thoshte policëve pse nuk shkoni në veri. Me siguri që ky majmuni dëshiron të lartësojë Thaçin që shkoi e shtëtiti me varkë në Ujman.

Po ka dallim të madh midis shëtitjes së Thaçit në Ujman dhe qëndrimeve të zotit Kurti. Ish-presidenti shëtiste në veri të Kosovës pasi merrte lejen e Vuçiq. Ndërsa Albin Kurtin Beogradi, Serbia e Putin e kanë shpallur terrorist! Kushdo që lufton për Kosovën në Serbi shpallet terrorist. Ata që bashkëpunojne me Serbinë bëjnë teatër me patriotizmin shqiptar!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat