Rrugët në veri të Republikës së Kosovës vazhdojnë të jenë të bllokuara nga barrikadat që u vendosën aty një ditë më parë nga serbët lokalë.
Siç raporton Kossev, edhe në mëngjesin e sotëm një grup më i madh qytetarësh mbërritën në barrikadat në fshatin Rudare, një numër i konsiderueshëm i njerëzve u larguan nga aty.
Nga ana tjetër, në këtë pjesë të rrugës kryesore, ose përgjatë vetë asfaltit, ka një numër të madh makinash të parkuara.
Ndryshe, vendosja barrikadave në Rudarë erdhi në shenjë pakënaqësie për arrestimin e ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq nga radhët e komunitetit serb.
Vlen të theksohet se, përveç forcave të Policisë së Kosovës, situatën në veri janë duke e monitoruar edhe pjesëtarë të KFOR-it dhe EULEX-it.