Sulmet ndaj EULEX-it, reagon ashpër Borrell

Aktuale

Sulmet ndaj EULEX-it, reagon ashpër Borrell

Më: 11 dhjetor 2022 Në ora: 12:19
Jospe Borrell

Kryediplomati evropian, Jospe Borrell, ka reaguar pas sulmeve me shok-bombë ndaj një patrulle të EULEX-it në Zveçan, duke thënë se barrikadat duhet të hiqen menjëherë nga grupet serbe.

“BE nuk do të tolerojë sulmet ndaj EULEX-it ose përdorimin e akteve të dhunshme kriminale në veri.

Barrikadat duhet të hiqen menjëherë nga grupet e serbëve të Kosovës.

Duhet të rivendoset qetësia. EULEX-i do të vazhdojë të koordinohet me autoritetet e Kosovës dhe KFOR-in. Të gjithë aktorët duhet të shmangin përshkallëzimin”, ka shkruar Borrell.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat