Aktivistja e Partisë Socialdemokrate, Teutë Rusta, ka thënë se e gjithë“hallakama” që po bëhet në veri të Kosovës, po ndodhë që Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe të prezantohet si shpëtim dhe zgjidhje.
Përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, Rrusta ka thënë se veriu është vetëm pjesë e skenarit, ndërsa po rrezikohet jeta e qytetarëve dhe policëve.
“Vini re!!! E tërë hallakama në veri po ndodhë që realiteti faktik me u betonu, ndarja me u thellu e marrëveshja me u pranu. Asociacioni do të na prezantohet si shpëtim dhe zgjidhje. Veiru është veç pjesë e skenarit. Veç pjesëz madje. Në ndërkohë që qytetarë e policë rrezikohen çdo ditë nuk ka heroizma në një realitet të tillë. Mos kërkoni as lavdi, as mbështetje, sepse nuk do t’i keni. Zhgënjyese.” – ka shkruar ajo.
Vlen të përmendet se javën e fundit, ka pasur tensione në veri të vendit ku janë hedhur shok bomba, ndërsa ka mbetur i plagosur edhe një polic nga Kosova.
Me këtë rast, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shtyrë zgjedhjet për kryetar të katër komunave veriore për në prill të vitit 2023.