Tensionet në veri të Kosovës, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë: Dënojmë ashpër sulmet ndaj policisë!

Aktuale

Tensionet në veri të Kosovës, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë: Dënojmë ashpër sulmet ndaj policisë!

Më: 11 dhjetor 2022 Në ora: 14:30
Foto ilustrim

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka reaguar për tensionet në veri të Kosovës. Përmes një postimi në Tëitter, ajo shkruan se Shqipëria dënon ashpër sulmet ndaj EULEX-it dhe Policisë së Kosovës.

Ndër të tjera, Xhaçka thotë se Shqipëria i bashkohet thirrjeve të partnerëve ndërkombëtarë për heqjen e menjëhershme të barrikadave nga grupet serbe të Kosovës.

Sipas saj, e rëndësishme është rivendosja e qetësisë dhe sundimit të ligjit në vend.

Postimi i Olta Xhaçkës:

Shqipëria dënon ashpër sulmet ndaj EULEX-it dhe Policisë së Kosovës në veri të vendit. Ne i bashkohemi thirrjeve të partnerëve tanë ndërkombëtarë për heqjen e menjëhershme të barrikadave nga grupet serbe të Kosovës. Është e rëndësishme të rivendoset qetësia dhe sundimi i ligjit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat