​Sveçla: Shumë shpejt nuk do të ketë barrikada në veri

Aktuale

​Sveçla: Shumë shpejt nuk do të ketë barrikada në veri

Më: 11 dhjetor 2022 Në ora: 15:22
Xhelal Sveçla

Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë si pasojë e gjendjes së krijuar në veri të Kosovës, ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se Policia e Kosovës ka kapacitet e duhura që të heq barrikadat në veri.

Sveçla në një konferencë për media, tha se nuk mund dhe nuk do të lejojnë që gjashtë barrikadat e vendosura nga bandat kriminale ta pengojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Ai tha se pas hetimeve Policia e Kosovës ka arritur t’i identifikojë disa kriminel që me veprat e tyre terroriste kanë cenuar sigurinë dhe rendin kushtetues të vendit tonë.

Sipas tij, Policia ka arritur ta arrestojë ish-pjesëtarin e MUP-it, Dejan Pantiq, njëherit ish-zyrtar i Policisë së Kosovës, si një nga organizatorët në sulmet në zyrat e omisioneve zgjedhore komunale, e po ashtu sulmeve ndaj policëve dhe zyrtarëve të KQZ-së.

Ai akuzohet për sulm ndaj rendit Kushtetues dhe sulm terrorist.

Duke pas parasysh se Policia e Kosovës është ballafaquar me një sërë sulmesh ndaj zyrtarëve policorë dhe ndaj qytetarëve në veri të vendit, pas hetimeve intensive të policisë dhe koordinimit me institucionet e tjera të sigurisë, Policia e Kosovës ka arritur t’i identifikojë disa kriminel që me veprat e tyre terroriste kanë cenuar sigurinë dhe rendin kushtetues të vendit tonë. Dje është arrestuar ish pjesëtari i grupit, Dejan Pantiq, i integruar përmes marrëveshjes së Brukselit me Policinë e Kosovës dhe i dorëhequr nga Policia e Kosovës në muajin nëntor. Policia me ndihmën edhe të institucioneve tjera ka arritur të identifikojë të njëjtin si një ndër organizatorët kryesor të grupeve që kanë sulmuar zyret dhe zyrtarët e komisionit komunal zgjedhor si dhe zyrtarët policor. Me urdhër të prokurorit atij i është caktuar masa e paraburgimit 48 orë dhe akuzohet për sulm ndaj rendit kushtetues dhe kryerje të veprave terroriste. Duke pasur parasysh rolin e të arrestuarit në organizimin e grupeve kriminale në veri, mbrëmë jemi ballafaquar me barrikada të cilat kanë pasur për qëllim pengimin e policisë për dërgimin e tij në jug për procedura të mëtutjeshme”, theksoi Sveçla.

Më tej, Sveçla tha se pas plagosjes së zyrtarit policorë nga sulmet në veri, Vuçiqi iu rikthye detyrës së tij të viteve ’90-ta duke kontrabanduar.

Sveçla tha se deklarimi i Vuçiq se Policia e Kosovës po terrorizon qytetarët serbë është e pavërtetë, derisa shtoi se si qytetarët serbë dhe ata shqiptarë, janë terrorizuar e sulmuar nga grupet kriminale që Vuçiq i kontrollon dhe i financon.

Sveçla: Mbrëmë po ashtu janë sulmuar zyrtarët tanë policor e gazetarët

Mbrëmë po ashtu janë sulmuar zyrtarët tanë policor e gazetarët, të cilët kanë qenë dëshmitar të hedhjeve të mjeteve shpërthyese, këto nuk kanë qenë sulmet e vetme ndaj qytetarëve tanë. Pra, deklarimi i Vuçiq se Policia e Kosovës po terrorizon qytetarët serbë është e pa vërtetë. Si qytetarët serb, edhe ata shqiptarë, si qytetarë e gazetarë jeni terrorizuar e sulmuar nga grupet kriminale që Vuçiq i kontrollon e i financon. Me bindje të plotë deklaroj se asnjëherë të vetme, asnjë zyrtarë policorë as nuk ka dalur e lërë më terrorizuar qytetarët serbë”, tha ai.

Po ashtu, Sveçla theksoi se Policia e Kosovës ka kapacitet e duhura që të veprojë në heqjen e barrikadave, ndërsa tha se në qoftë se barrikadat nuk hiqen ata do të ndërmarrin veprimet e duhura.

Sveçla: Policia e Kosovës ka kapacitet e duhura që të veprojë

Policia e Kosovës ka kapacitet e duhura që të veprojë në këtë drejtim. Ajo bënë planet e saj operative dhe në momentin që ata e vlerësojnë të duhur, në qoftë se barrikadat nuk hiqen ata do të ndërmarrin veprimet e duhura. Gjithë kjo është duke ndodhur po ashtu edhe në koordinim me partnerët tanë, KFOR-in dhe EULEX-in, me shtetet e QUINT-it dhe unë besoj se shumë shpejtë do të mbërrijmë në situatën ku nuk do të ketë barrikada në këto dy rrugë naiconale.. Gjithë zyrtarë policorë janë në krye të detyrës, sidomos ata të cilët momentalisht në katër komunat në veri të Kosovës. Nuk kemi situatë ku për shkak të barrikadave nuk ka pjesëtarë të Policisë së Kosovës, gati në çdo cep atje, kështu nuk kemi kurrfarë bllokade të Policisë, nuk ka kurrfarë rreziku të pamenaxhueshëm për Policinë e Kosovës dhe ata po i kryen detyrat e tyre”, shtoi Sveçla.

Sveçla bëri thirrje të gjithë qytetarëve serb që të mos bëhen pjesë e organizimit të këtyre grupeve kriminale, ndërsa ka bërë thirrje organizatorëve për largim të menjëhershëm të barrikadave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat