Shefja e diplomacisë gjermane Annalena Baerbock ka reaguar ndaj deklarimeve luftënxitëse të Beogradit zyrtar për dërgimin e trupave ushtarake në Kosovë.
Ajo në një postim në Twitter ka shkruar se një gjë e tillë është e papranueshme.
“Kosova uli tensionet duke shtyrë zgjedhjet lokale. Retorika e fundit nga Serbia bëri të kundërtën. Sugjerimi për dërgimin e forcave serbe në Kosovë është krejtësisht i papranueshëm.
Kështu janë edhe sulmet e fundit ndaj EULEX-it. E gjithë mbështetja ime shkon për dialogun e udhëhequr nga Miroslav Lajçak”, ka shkruar diplomatja gjermane.