Tomë Gashi: Le të provon Vuҫiq të hyjë me ushtrinë e tij në Kosovë, do t'i përgjigjemi me ushtrinë tonë

Aktuale

Tomë Gashi: Le të provon Vuҫiq të hyjë me ushtrinë e tij në Kosovë, do t'i përgjigjemi me ushtrinë tonë

Nga: H.O. Më: 11 dhjetor 2022 Në ora: 21:44
Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi në një postim të tij në Facebook ka komentuar deklarimet e presidentit serb, Aleksandër Vuҫiq, duke thënë se po  tregon ‘përralla’ serbëve.

Gashi shkruan se kërcënimet e tij janë përralla të kota, sikur i tregonte edhe shefi i tij, kryekrimineli Slobodan Millosheviҫ.

Madje ai thotë se nëse dyshon Vuҫiq se a është Kosova shtet, le ta provojë të hyjë në Kosovë dhe do t’i kundërpërgjigjemi me ushtrinë tonë.

Postimi i plotë;

Përrallat e Vuçiqit,

Kërcënimet e tij për hyrje në Republikën e Kosovës me Ushtri janë përralla të kota!

Këto përralla para gjumit ai ua shet serbëve të Serbisë që të mbetet në pushtet siq u shiste përralla shefi i tij Millosheviqi se do të bëhet Serbia e madhe.

Vuçiqi nëse ka dilema se a është Kosova shtet le të provon të hyjë vet dhe na ja vërtetojmë këtë, e sa për ushtrinë e tij e presim me Ushtrinë e Republikës tonë!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat