Ministrja e jashtme gjermane Analena Berbock ka deklaruar se “kthimi i ushtrisë së Serbisë në Kosovë është i papranueshëm ashtu sikurse edhe sulmet ndaj EULEX-it”. Shkruan “Nova.rs” transmeton “Bota Sot”.
“Kosova ka ulë tensionet me vendimin për shtyrjen e zgjedhjeve lokale – ndërsa retorika e Serbisë ka bërë të kundërtën” ka shkruar ministrja Berbok në “Twiter”.
Sipas zyrtares gjermane, kthimi i Ushtrisë së Serbisë në Kosovë është e papranueshme, sikurse edhe sulmet ndaj pjesëtarëve të EULEX-it në Kosovë.
Shefja e diplomacisë gjermane ka shprehur mbështetjen e plotët të Gjermanisë për dialogun që udhëhiqet nga BE dhe i dërguari Lajçak.
Ky reagim i Berbok erdhi paso serbët ditë më parë vendosën barrikada në rrugët në veri tëë Kosovës në shenjë proteste për arrestimin e ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës Dejan Pantiç.