Krimet e Serbisë/ Veprimtari nga Amerika publikon një video të viteve ‘99-ta - ka një mesazh!

Aktuale

Krimet e Serbisë/ Veprimtari nga Amerika publikon një video të viteve ‘99-ta - ka një mesazh!

Nga: M.Haziri Më: 12 dhjetor 2022 Në ora: 08:35
Foto ilustrim

Veprimtari nga Amerika përmes një postimi në Facebook ka shkruar në lidhje me përfaqësimin e denjë të grave shqiptare në historinë tonë.

Bekteshi ka pa publikuar një video teksa shihet edhe Lumi Hadri, e bija e patriotit dhe akademikut Ali Hadri, para syve të Amerikës e të gjithë botës, i denoncoi gënjeshtrat e ministres së informacionit të Serbisë në mënyrë të artikullueshme në MSNBC, përcjell “Bota sot”.

Ndër të tjera ai përmens presidenten Osmani e cila me paraqitjen e saja ndërkombëtare po shkëlqen si rrall në politikën Evropë.

Postimi i plotë

Shkëlqimi i vajzave, grave shqiptare gjatë historisë së re

Ashtu si Donika Gërvalla, e bija e patriotit Jusuf Gërvalla që shkëlqente në ekranet televizive evropjane gjatë luftës në Kosovë dhe pas saj, duke denoncuar agresorin serb dhe duke afirmuar pavarësinë e Kosovës, poashtu, një tjetër trimëreshë, në anën tjetër të Atlantikut, Lumi Hadri, e bija e patriotit dhe akademikut Ali Hadri, para syve të Amerikës e të gjithë botës, i denoncoi gënjeshtrat e ministres së informacionit të Serbisë në mënyrë të artikullueshme në MSNBC, më 25 mars, '99, në ditën e dytë të fushatës ajrore. Ndiqni sekuencën në video!

Ditëve tona, kryetarja e Kosovës, Vjosa Osmani, në parqitjet e saja ndërkombëtare, në intervista me mediat prestigjioze botërore, shkëlqen si rrallë politikan-e në Evropë, që çdo shtet lakmon të ketë një politikane briliante në radhët e veta, si presidentja jonë.

Krenar me vizionin, pragmatizmin, kurajon, energjinë dhe shkëlqimin e vajzave/grave tona, që kudo që shfaqen në arenën ndërkombëtare, në sport, në muzikë, art, shkencë, diplomaci, apo si misonare (Nene Tereza) ato shkëlqejnë me madhështinë e tyre, ato rrezatojnë optimizëm e shpresë. Derisa, "Burrat nën hije lozin, kuvendojnë, pika që s'u bie se nga gratë rrojnë".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat