Serbët në barrikada nuk flasin për arsyet e bllokimit të rrugëve

Aktuale

Serbët në barrikada nuk flasin për arsyet e bllokimit të rrugëve

Më: 12 dhjetor 2022 Në ora: 11:34
Veriu

Njerëzit në barrikadën në Rudarë – Komuna e Zveçanit – nuk duan të flasin publikisht për arsyet e bllokimit të rrugëve.

Me gjithë përpjekjet e gazetarëve të REL-it, ata nuk pranuan të deklarohen.

Ata janë të mbledhur në grupe të vogla dhe në mesin e tyre ka edhe gra.

Bëhet fjalë kryesisht për punonjës në institucionet serbe në veri.

Disa nga kamionët që kanë bllokuar rrugët, i përkasin kompanisë publike “Standard”, drejtor i së cilës është kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq.

Këta kamionë janë përdorur edhe në disa barrikada të mëhershme që kanë ngritur serbët në veri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat