Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, ka kritikuar mediat serbe sa i përket mënyrës së raportimit.
Sipas tij, mediat në Serbi janë të kontrolluar nga Vuçiqi dhe këisoj janë të “varëfër” në kreativitet.
“Shumica e mediave të Serbisë, të cilat kontrollohen nga Aleksandar Vuçiqi, janë të "varfër" në kreativitet. Titujt e tyre nuk ndryshojnë aspak. Mund të ndryshojnë njerëzit të cilët i sulmojnë/targetojnë. Esenca mbetet e njëjtë: KURTI, HARADINAJ, THAÇI, VESELI DUAN LUFTË.
E datat? Datat i vënë varësisht se kush është në Kosovë në pushtet! Kjo rrjedh nga Memorandumi i Dytë i Akademisë së Shkencave të Serbisë, pjesë të të cilit janë publikuar.
Njëra nga pikat e e këtij Memorandumi është: "Sulmimi i qeverive të vendeve fqinje (të Serbisë), me moton QEVERI E DOBËT - SHTET I DOBËT! Pra, shqiptarët ta dinë se, Serbia e lufton cilindo Qeveri të Republikës së Kosovës, sepse e lufton Republikën e Kosovës”, ka shkruar Musliu në Facebook.
Tutje, sipas tij serbët e kanë "orkestrën" e propagandës mediale që financohet jo vetëm nga Serbia, por edhe nga Rusia, vetëm e vetëm që ta destabilizojnë Kosovën, por edhe më gjerë - Malin e Zi, Bosnjën, Maqedoninë, Kroacinë.
Postimi i plotë: