Qeveria e Kosovës ka njoftuar se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot në ora 16:30 do ta presë në takim emisarin amerikan Gabriel Escobar, i cili po qëndron në Kosovë.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti pret në takim Zëvendës Ndihmës Sekretarin për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar”, ka njoftuar Qeveria.
Bashkë me Escobarin, në Prishtinë ishte e planifikuar të udhëtonte edhe këshilltari i DASh, Derek Chollet, por i njëjti e ka anuluar vizitën pak orë para nisjes së një turi në Ballkan.
Në Prishtinë, amerikani përveç shefave të shtetit kishte planifikuar të takonte të martën edhe shefat e opozitës në Kosovë.