Ish-kryeministri suedez, Carl Bildt, mëngjesin e së hënës reagoi pas tensioneve të fundit në veri të Kosovës, duke paralajmëruar se situata e tensionuar do mund të vazhdojë edhe në ditët në vijim, pasi kryeministri Albin Kurti ka paralajmëruar se Kosova do të aplikojë për anëtarësim në Bashkimin Evropian para Krishtlindjeve.
“Kriza po shpërthen sërish në veri të Kosovës. Gjërat gjithashtu do të nxehen pasi Kosova synon të dorëzojë aplikacionin në Bashkimin Evropian në ditët në vijim”, shkroi në Twitter diplomati suedez.
Për këtë ka reaguar këshillitari i Kryeministrit Kurti, Jeton Zulfaj, i cili përmes një postimi në Twitter tha se Bildit i mungoi thelbi i temës, duke shtuar se nuk duhet përmendur termin “Kosova Veriore por “Veriu i Kosovës”.
Këshilltari i Kurti i tha ish-kryeministrit suedez, Serbia është ajo që po e kërcënon Kosovën, ndërsa Kosovën e quajti si vendin më demokratik në rajon.
You are missing the point @carlbildt. First, it's in the north of Kosova & not "Northern Kosovo", 2nd, why bring our application to 🇪🇺into this? Don't fail to see that it is Serbia who is threatening Kosova which is the most democratic country in the region by all intl. indexes. https://t.co/95z47X07iR
— Jeton Zulfaj (@JetonZulfaj) December 11, 2022