Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka reaguar për situatën në veri të Kosovës.
Ajo përmes një postimi në Twitter ka shkruar se kërkesa e Serbisë për kthim të ushtarëve dhe sulmet ndaj EULEX-it, janë krejtësisht të papranueshme.
Von Cramon ka theksuar se rivendosja e paqes në veri, duhet të jetë prioritet.
“Rivendosja e paqes dhe stabilitetit në veri të Kosovës duhet të jetë prioritet. Sulmet ndaj EULEX-it dhe deklaratat për ushtarët serb, janë krejtësisht të papranueshme. Unë pres që barrikadat e serbëve të Kosovës të largohen si ulje e përshkallëzimit. Mbështetje e plotë për dialogun e udhëhequr nga BE”, ka shkruar Von Cramon.