Gazetarja shqiptare nga Brukseli: Serbinë e pret ndëshkimi, BE-ja kërkon dialog Kosovë-Serbi

Aktuale

Gazetarja shqiptare nga Brukseli: Serbinë e pret ndëshkimi, BE-ja kërkon dialog Kosovë-Serbi

Më: 12 dhjetor 2022 Në ora: 13:24
Erisa Zykaj

Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell njoftoi sot se ministrat e jashtëm të BE-së do të diskutojnë në seancën plenare të PE rreth situatës në veri të Kosovës.

Në lidhje me çështjen, gazetarja Erisa Zykaj raporton nga Brukseli se tensionimi i situatës në veri bëri që Parlamenti Europian të fusë sot me urgjencë në rendin e ditës çështjen e Kosovës.

Josep Borrell do të mbajë pasditen e sotme një konferencë për shtyp ku do të njoftojë nëse ka mundur të arrijë dakordësi për datën e takimit të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidenti të Kosovës, Aleksandër Vuçiq.

Kjo është hera e dytë që BE-ja dhe KFOR-I sinkronizohen për papranueshmërinë e dhunës në veri të Kosovës dhe për faktin që çështja duhet të zgjidhet me dialog mes dy vendeve.

“Të gjithë bëjnë thirrje që zgjidhja nuk është në rrugë, kërkohet rivendosje e dialogut menjëherë përmes Borrell”, raporton Erisa Zykaj nëpërmjet një lidhjeje me Skype nga Brukseli për Abc Live.

E pyetur se çfarë e pret Serbinë, Zykaj tha se Beogradin e pret ndëshkimi.

Serbia po mundohet të tensionojë situatën deri në mars të 2023-it, sepse propozimi nuk është në favor të Serbisë, por në favor të Kosovës.

Ajo që do të përfitojë Serbia është ngritja e bashkësisë së së komunave me shumicë serbe në Kosovë. Tashmë Serbia është në krahun e agresorit, Rusisë dhe ka humbur mbështetjen e BE-së. Asnjë shtet i BE-së as nuk do të hapë, as nuk do të mbyllë negociatat me Serbinë, Serbia është trazues kryesore në veri të Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat