Profesori Universitar, Milazim Krasniqi ka shkuar rreth deklaratës së Presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, i cili ka thënë se nuk ka urdhëruar barrikadat.
Krasniqi përmes një shkrimi në Facebook, ka hedhur poshtë këtë deklaratë të tij, duke thënë se ‘çdo kush e di që në Serbi dhe për serbët pyetet vetëm Vuçiqi’.
Ai tutje ka thënë se është e sigurtë që Vuqiç ka urdhëruar ngritjen e barrikadave në rrugë.
“Vuçiqi mbrëmë deklaroi se Serbia nuk i ka urdhëruar barrikadat. Ama çdo kush e di që në Serbi dhe për serbët pyetet vetëm Vuçiqi. Asnjë veprim nuk bëhet pa lejen e tij. Prandaj është e sigurt që ai ka urdhëruar ngritjen e barrikadave në rrugë. Faktorët ndërkombëtar me siguri e dinë edhe më mirë dhe pritet ta adresojnë përgjegjësinë e tij luftënxitëse”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.