Kërkohet që KFOR-i t’i gjuan me raketa nga droni, kamionët serbë në barikada në veri!

Aktuale

Kërkohet që KFOR-i t’i gjuan me raketa nga droni, kamionët serbë në barikada në veri!

Nga: N. Sh. Më: 12 dhjetor 2022 Në ora: 13:56
Barikadat në veri

Analisti politik, Dardan Islami, përmes një postimi në Facebook, thotë se KFOR-i duhet t’i hapë rrugët për qarkullim në veri.

Ai madje thotë se KFOR-i duhet që kamionët serbë në veri t’i gjuan me raketa nga droni, duke shtuar se ata duhet edhe të konfiskonin gjithë armatimin që ka hyrë në veri nga Serbia.

Islami shkruan se, çdo vonesë e KFOR-it do të ketë pasoja dhe në fund janë shqiptarët ata që duhet vdekur për të mbrojtur verin tonë.

Postimi i plotë:

Me qenë mbarë e mirë, KFOR-i do t’i hapte rrugët për qarkullim, duke ja kërsitë nga droni raket kamionave në barikada. Armatimet që kanë hy nga Serbia në territorin e Kosovës do të ndaleshin dhe konfiskoheshin, terroristet do të neutralizoheshin!

Kjo nuk po ndodh, çka i hap rrugë dhunës së më tutjeshme dhe një konflikti që shumë shpejt mund të dalë nga kontrolli. Çdo vonesë e KFOR do të ketë pasoja, në fund jemi ne ata që duhet vdekur për mbrojtjen e vendit tonë, pjesëtarët e KFOR nuk do të vdesin për livadhet, liqejt, dhe minjerat e Kosovës!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat