Eskobar përfundon takimin me Kurtin, nuk komenton situatën në veri
Ka përfunduar takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, në ora 16:30, është takuar me kryeministrin e vendit, Albin Kurti. Escobar në këto takime është shoqëruar edhe nga ambasadori i SHBA-ve në Prishtinë, Jeff Hovenier.
Pas daljes nga takimet Eskobar, në një deklaratë të shkurtër për media, ka thënë se kjo ishte një vizitë rutinë në Kosovë.
I pyetur për situatën në veri të Kosovës, Eskobar ka thënë së për këtë nuk mund të komentojë.
------------------------
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka pritur në takim zëvendës ndihmës sekretarin për çështje evropiane dhe euroaziatike, Gabriel Escobar.
Ky takim po zhvillohet brenda hapësirave të Qeverisë së Kosovës , njofton Klan Kosova.
Para se të takohet me Albin Kurtin, Gabriel Escobar e ka zhvilluar një takim edhe me Presidenten e vendit, Vjosa Osmanin.
Kujtojmë se këto vizita zhvillohen në një kohë kur veriu i Kosovës gjendet i tensionuar.
Grupet kriminale në katër komunat veriore me shumicë serbe kanë bllokuar rrugët duke vendosur barrikada dhe kanë ndërmarrë një mori aktivitetesh kundër autoriteteve të Kosovës dhe atyre ndërkombëtare.