Situata e krijuar në veri të vendit ka bërë që të mbyllën shkollat në atë pjesë.
Këtë e ka bërë të ditur për Radio Evropën e Lirë, Drejtori i Shkollës “Sveti Sava”, Miodrag Jovanoviç, duke thënë se kjo më shumë gjasë është bërë nga institucionet kompetente.
“Me shumë gjasa është marrë nga institucionet kompetente”, ka thënë ai.
Pas kësaj, shefi i Kabinetit të Presidencës së Kosovës, Blerim Vela, përmes një cicërime në Twitter e quajti vendimin “shkelje flagrante të marrëveshjeve nga Serbia.
Reagimi i plotë në Twitter:
“Një tjetër shkelje flagrante e marrëveshjeve BXL nga Serbia: mbyllja e shkollave në 4 komuna në veri të Kosovës!
Faktet:
SRB udhëzoi/detyroi serbët vendas që të jepnin dorëheqjen nga institucionet 🇽🇰
Strukturat ilegale dhe kriminale të SRB-së ngritën barrikada
SRB keqpërdor nxënësit e shkollave.
🚨 Another blatant violation of the BXL agreements by #Serbia: closure of schools in 4 municipalities in north #Kosovo!
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) December 12, 2022
Facts:
👉🏻SRB instructed/coerced local Serbs to resign from 🇽🇰 institutions
👉🏻SRB illegal & criminal structures erected barricades
👉🏻SRB misuses schoolchildren pic.twitter.com/8aAA4JzE2Y