Nuredin Ibishi thotë se kërkesa për dërgimin e 1000 ushtarëve serbë në Kosovë do të refuzohet

Aktuale

Nuredin Ibishi thotë se kërkesa për dërgimin e 1000 ushtarëve serbë në Kosovë do të refuzohet

Më: 12 dhjetor 2022 Në ora: 19:24
Nuredin Ibishi

Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi thotë se kërkesa e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq për dërgimin e 1000 trupave serbë në Kosovë duke u thirrur në rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara, do të refuzohet.

Ai thotë se kjo do të ndodhë për shkak se është keqinterpretuar neni 4 i kësaj rezolute.

“Këtë kërkesë e ka bërë edhe ish-kryeministri serb tash i vrarë nga vetë serbët Gjingjiq në 2003 që është refuzuar dhe e njëjta do të ndodhë prapë. Është keqinterpretim i nenit 4 i rezolutës 1244 të OKB që në atë kohë është paraparë që pas tërheqjes së forcave jugosllave të rishikohet mundësia e kthimit të tyre për disa fusha të deminimit, mandej menaxhimit të kufirit, kalimit kufitar por këto kanë kaluar, kanë kaluar 23 vite nga çlirimi i Kosovës”, tha ai.

Sipas Ibishit, asnjë nga kërkesat nuk realizohet sepse tashmë ato janë plotësuar nga institucionet e sigurisë së Kosovës.

“Asnjë nga këto nuk qëndron të gjitha janë të plotësuara nga Kosova edhe absolutisht është e paqëndrueshme të përmendet jo më tej edhe nga aspekti juridik edhe de facto them situatën çfarë e kemi këto janë shterrur… Përmendi vitin 2003 kryeministri atëhershëm tentoi të bëjë një kërkesë të tillë dhe u refuzua ishin vitet e pasluftës kur ende nuk ishte bërë shpallja e Pavarësisë etj.”, tha ai.

Kurse, sa i përket dërgimit të forcave ushtarake në kufi me Kosovën, Ibishi thekson se nuk mund të ndërmerret ndonjë veprim për të sulmuar Kosovën.

“Jo gjegjësisht ajo që po e cekim disa herë presidenti serb e di kufirin derisa janë ngrit forcat mbajnë mbledhje të gjithë përfaqësuesit edhe fatkeqësisht kanë qenë pjesë dhe pjesëtarë të PK-së të komunitetit serb që rezultojnë me dorëheqje por e di kufirin deri ku vjen dhe zmbrapset. Për këtë arsye nuk shoh një rrezik të tillë se mund të ndërmarrë me qëllim të marr apo shkel kufirin po realisht ka manipuluar nga ekstremistët serbë në veri që i ka çdo herë i dirigjon për tensionim të situatës”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat