​Escobar takohet edhe me Listën Serbe

Aktuale

​Escobar takohet edhe me Listën Serbe

Më: 12 dhjetor 2022 Në ora: 22:33
Foto nga vendngjarja

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovneier, janë takuar me përfaqësues të Listës Serbe. Në takim ishte edhe kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq.

Sipas njoftim të Listës Serbe, ata kanë biseduar për situatën politike dhe të sigurisë.

“Përfaqësuesit e Listës Serbe janë takuar me të dërguarin special amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe ambasadorin e SHBA-së në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, kanë biseduar për situatën politike dhe të sigurisë”, thuhet në njoftimin e tyre.

Gjatë ditës së hënë, Escobar është takuar me presidenten, Vjosa Osmani dhe me kryeministrin, Albin Kurti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat