Konjufca i zhgënjyer me reagimet e ndërkombëtarëve: Sikur po mundohen ta amnistojnë Vuçiqin

Aktuale

Konjufca i zhgënjyer me reagimet e ndërkombëtarëve: Sikur po mundohen ta amnistojnë Vuçiqin

Më: 12 dhjetor 2022 Në ora: 23:36
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ndodhet në një vizitë dyditore në Maqedoninë e Veriut.

Në një intervistë për TV21, ai tha se tensionimet e fundit në veri të Kosovës janë të orkestruara direkt nga Beogradi e vet Vuçiqi dhe jo spontane.

Por, Konjufca shtoi se ajo që i bën më shumë përshtypje është reagimi i Bashkësisë Evropiane që nuk adreson saktë përgjegjësinë dhe duket sikur duan të amnistojnë Vuçiqin.

“Deri tani nuk kemi parë një gjuhë dhe ndërhyrje të qartë të Bashkimit Evropian për me ndëshku këto veprime të paligjshme dhe antikushtetuese të Serbisë brenda Republikës së Kosovës. Nuk kam parë një reagim të furishëm të bashkësisë evropiane. Nuk ka një dënim të saktë dhe ndërlidhje të veprimeve që po ndodhin në veri të Kosovës, sikur po mundohen ta amnistojnë Vuçiqin. Asgjë nuk është spontane, që na vjen prej Serbisë. Është e orkestruar prej Beogradit e gjithë kjo që po ndodh”, tha Konjufca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat