Lidhur me kërcënimet për dërgimin e forcave të ushtrisë serbe në Kosovë, ka pasur reagime të shumta. Një ndër to është edhe ajo e ish-presidentit të Serbisë Boris Tadiç që deklaroi se "Kërcënimet e Vuçiqit për dërgimin e ushtarëve në Kosovë nuk kanë asnjë lidhje me rezolutën 1244, këto situata në veri të Kosovës, në planin e brendshëm në afat të shkurtër kohor dobi kanë vetëm Vuçiq dhe Kurti”, shkruajnë mediet serbe transmeton “Bota Sot”.
"Vetëm Kurti e Vuçiq kanë dobi nga situata e krijuar, ndërsa edhe vetë Vuçiqi e di se nuk ka asnjë lidhje me rezolutën kërcënimi për dërgimin e ushtarëve në Kosovë", tha ai.
Sipas tij, për Vuçiqin kjo ishte mundësi e mirë për tërheqjen e njerëzve të vetë nga institucionet e Kosovës, përpunimin media të aksionit për “çështjen serbe” në Kosovë dhe “refuzimin heroik” vendeve perëndimore që mbështesin pavarësinë e saj.
“Ndërsa tash edhe ngritja e gatishmërisë ushtarake dhe fushatës ushtarake në rrjetet sociale dhe lojën me patriotizmin e zbraztë dhe kërcënimet me luftë, që opinionit ndërkombëtar i prezantohen si kërkesë legjitime për dërgimin e 1 mijë ushtarëve dhe policëve në Kosovë në harmoni me rezolutën 1244 të OKB-së. Edhe pse e di se ajo për çka flet ai nuk ka lidhje me rezolutën 1244″, përfundoi Tadiç.