Kurti njofton se këtë javë aplikojmë për anëtarësim në BE - Rashiq flet për herë të parë në mbledhje të Qeverisë

Aktuale

Kurti njofton se këtë javë aplikojmë për anëtarësim në BE - Rashiq flet për herë të parë në mbledhje të Qeverisë

Më: 13 dhjetor 2022 Në ora: 07:52 Përditësuar në ora: 10:56 më 13.12.2022
Qeveria e Kosovës

Rashiq: Jam këtu të ndërtojmë ura dhe kam përvojë në këtë punë

Qeveria e Kosovës është duke e mbajtur mbledhjen e radhës ku po shqyrtohen 29 pika.

Në këtë mbledhje është miratuar kërkesa për ndarje buxhetore për subvencionim të ndërtimit të shtëpive për komunitetet jo-shumicë.

Në një fjalë rasti, ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka thënë se është pjesë e qeverisë për të ndërtuar ura dhe ka përvojë në këtë punë.

“Unë do të lusja që secili të ketë mirëkuptim ndaj meje kur kërkoj takime me të gjithë ju. Më vjen mirë që në thelb mund ta bëjmë dallimin. Në këto takime, i pari do të jetë Murati. Jam këtu që të tentojmë të bëjmë ura, nuk jam i ri në këtë punë, 17 përvojë flet diçka për mua”.

“Unë e di që do të kemi shumë bashkëpunim dhe sfida, por unë jam i gatshëm në çdo mënyrë të kontribuoj personalisht”.

Qeveria ndan 5.8 milionë euro për përballje me inflacionin

Qeveria e Kosovës, sot ndau 5.8 milionë euro si mbështetje për përballje me inflacionin.

Një pjesë e mjeteve do të shkojnë për studentët që nuk kanë marrë shumën prej 100 euro, ndërsa pjesa tjetër është shtesa për punëtorët e ndërmarrjeve publike dhe po ashtu subvencionimin e pagesave për kursimin e energjisë elektrike.

Në mbledhjen e sotme, ekzektuvi themeloi edhe Këshillin shtetëror organizativ për shënimin e 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës dhe 25 vjetorin të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Qeveria po ashtu procedojë në Kuvend dhënien e ivenstitorit strategjik kompanisë "Moxico Luma Kosova Mining L.L.C.

Kurti: Këtë javë aplikojmë për anëtarësim në BE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot bëri të ditur se gjatë kësaj jave do të aplikojnë për anëtarësim në Bashkim Evropian.

Në mbledhjen e qeverisë të martën, Kurti tha se Kosova i ka plotësuar kushtet për marrjen e statusit vend kandidat për anëtarësim në BE.

"Ka ardhur koha që të kalojmë një fazë të re të raporteve me Bashkimin Evropian", tha ai.

Kurti i uroi mirëseradhje edhe ministrit të ri të Qeverisë, Nenad Rashiq.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat