Ramush Haradinaj deklarohet pas takimit me Escobarin dhe ambasadorin Hovenier, e përmend marrëveshjen finale Kosovë-Serbi

Aktuale

Ramush Haradinaj deklarohet pas takimit me Escobarin dhe ambasadorin Hovenier, e përmend marrëveshjen finale Kosovë-Serbi

Nga: N. Sh. Më: 13 dhjetor 2022 Në ora: 10:18
Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka zhvlluar një takim me emisarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe ambasadorin e SHBA-ve në Prishtinë, Jeff Hovenier.

Pas këtij takimi Haradinaj thotë se, SHBA është mjaft e fokusuar në zhvillimet në vend, sidomos në veri.

Kërkesa e tyre është që të ulen tensionet dhe të hiqen barrikadat.

Haradinaj besoj se pas këtij angazhimi do të shpëtohet situata dhe do të kthehemi tek marrëveshja Kosovë-Serbi.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Sapo përfundova takimin me z. Escobar dhe ambasadorin Hovenier.

Mund t’ju them se janë mjaft të fokusuar në zhvillimet në vend, posaçërisht në Veri, me kërkesën eksplicite që të ulen tensionet, të hiqen barrikadat dhe të kthehet normaliteti në atë pjesë të vendit.

Besoj se ky angazhim serioz 🇺🇸 do ta shpëtojë situatën dhe do të na kthejë te marrëveshja finale për njohje Kosovë- Serbi.

Në emër të AAK-së, shpreha falënderimin për ndihmën jetike që po jep 🇺🇸!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat