Profesori universitar Enver Bytyçi ka reaguar pas kërcënimeve të presidentit serb Aleksandër Vuçiq dhe djalit të tij.
Bytyçi përmes një postimi në Facebook, thotë se, edhe Danielo po shkon gjurmëve të atit, dhe të dy thonë "Nuk do të dorëzohen"!
Profesori thotë se kriminelët rrahë herë dorëzohen.
Sipas tij, ata kapen, arresohen, hetohen e gjykohen para drejtësisë.
Postimi i plotë:
Vuçiqi i madh, Aleksandri, çdo ditë thotë se "nuk ka dorëzim", duke iu referuar barrikadave dhe luftës speciale që ai zhvillon në veri të Kosovës! Por dje e paska artikuluar këtë edhe i biri, Danielo. I biri, në gjurmët e të atit, bën gjithashtu teatër. Të dy thonë se "Nuk do të dorëzohen"!
Por kujt nuk do t'i dorëzohen ata? Ndoshta i biri e ka fjalën për Malin e Zi, ku edhe është shpallur non-grata si kriminel dhe bandit. Ndërkohë që i tillë është i ati i tij, president i Serbisë!
Kriminelët në fakt rrallë herë dorëzohen. Ata kapen, arrestohen, hetohen e gjykohen para drejtësisë! Megjithatë të dy këta, babë e bir, adresohen te Kosova, më saktë veriu i Kosovës. Duan të bëjnë të fortin. Por nuk kanë rrugë tjetër, ose të dorëzohen, ose të izolohen dhe të përgjigjen për krimet që kanë bërë!