Analisti Blerim Latifi ka analizuar situatën në veri.
Ai ka thënë se kjo është e lidhur me planin franko-gjerman, që sipas tij, 27 vendet e BE-së janë pajtuar me planin, e poashtu edhe Kosova, kurse është Vuçiqi ai i cili po e refuzon duke nxitur rrebelimin e serbëve në veri dhe ka nisur propagandën për rikthimin e ushtrisë serbe në Kosovë.
Postimi i plotë:
E gjithë kjo dramë e Veriut lidhet me planin franko-gjerman. Dje Borrelli tha se 27 vendet e BE-së janë pajtuar me planin. Kosova ka dhënë shenja të qarta se pajtohet me të. Serbia, ndërkaq, duket se e ka refuzu. Që të shmangë presionin ndërkombëtar për shkak të refuzimit, Vuçiqi ka nxitur rebelimin e serbëve në veri dhe ka nisur propagandën për rikthimin e ushtrisë serbe në Kosovë. Kjo është logjika e horrave në politikë: që të shmangin një problem, e krijojnë një tjetër; për t'i ikur një krize, e shpikin një krizë tjetër.
Në këtë kontekst Kosova thjesht po përpiqet të mbrojë atë që thuhet në ligjin e saj themelor, në Kushtetutën e Republikës.
A ka bërë kryeministri Kurti gabime në këtë drejtim?
Po, disa. Parasegjithash duke i shpërfillur këshillat amerikane, duke besuar se mund t'ia dalë i vetëm në vendosjen e rendit në veri dhe duke këmbëngulur në pikëpamjen e tij të vjetër se shkaku i problemit të veriut gjendet në Prishtinë. Shpresojmë të ketë marrë mësimet e duhura nga këto gabime.
Ky është thelbi i krejt kësaj drame.Të tjerat janë kakofoni e transheve partiake dhe e platformave të mosdurimit personal.