Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha është shprehur i mllefosur me deputetët e pozitës.
Berisha përmes një postimi të bërë në Facebook ka thënë se deputetët e shumicës nuk po përkrahin Projektligjin për Pensionet e Policëve dhe të Punonjësve të Inspektoratit Policor të Kosovës.
Reagimi i plotë:
Nuk mbahet shteti kështu!
Sot, u diskutua për herë të dytë Projektligji Nr.08/L-160 për Pensionet e Zyrtarëve Policor të Policisë së Kosovës dhe Punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policor
Edhe kësaj here shumica e Pushtetit nuk e përkrahu këtë Projektligj në Komision
Për keqëardhje kjo qasje e Qeverisë ndaj shtetit!