Shkollat nën sistemin serb nuk punojnë

Aktuale

Shkollat nën sistemin serb nuk punojnë

Më: 13 dhjetor 2022 Në ora: 12:41
Rudarë, 13 dhjetor 2022.

Ekipi i Radios Evropa e Lirë në terren raporton se shkollat në veri të Kosovës, të cilat funksionojnë nën sistemin e Serbisë, nuk janë duke punuar as sot, për shkak të, siç thuhet, “situatës së sigurisë”.

Këto shkolla nuk punuan as të hënën.

Në Mitrovicën e Veriut janë mbyllur edhe objektet e hotelerisë.

Njësitet patrulluese të misionit të NATO-s, KFOR, dhe të misionit të BE-së, EULEX, janë të pranishme në terren, ndërsa Policia e Kosovës është e stacionuar kryesisht në Mëhallën multietnike të Boshnjakëve - Komuna e Mitrovicës së Veriut./REL

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat