Të arrihet marrëveshje gjithpërfshirëse pa asnjë vonesë, BE i drejtohet Kosovës dhe Serbisë

Aktuale

Të arrihet marrëveshje gjithpërfshirëse pa asnjë vonesë, BE i drejtohet Kosovës dhe Serbisë

Më: 13 dhjetor 2022 Në ora: 14:42
Ilustrim

Këshilli për Çështje të Përgjithshme i Bashkimit Evropian ka shprehur pritshmëritë që Kosova dhe Serbia të angazhohen në tryezën e dialogut të lehtësuar nga BE.

“Të angazhohen me mirëbesim, frymë të kompromisit, në mënyrë që të arrihet marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht e detyrueshme, në pajtim me të drejtën ndërkombëtar dhe në pajtim me marrëveshjet e arritura me BE-në, pa asnjë vonesë”.

Kjo marrëveshje duhet të adresojë të gjitha çështjet e hapura dhe të kontribuojë në stabilitet rajonal, kërkoi BE.

“Kjo është aq kyçe”, u theksua nga Këshilli, “që Kosova dhe Serbia të bëjnë përparime në rrugët evropiane të tyre”.

Këshilli gjithashtu ritheksoi “pritshmëritë tona të fuqishme” që të gjitha marrëveshjet e arritura në Bruksel të zbatohen nga palëta, ku nënkuptohet edhe Asociacioni i Komunave me shumicë serbe.

Palët inkurajohen të vetëpërmbahen nga çfarëdo “veprimi të njëanshëm dhe provokues” e cila nuk i ndihmon atmosferës pozitive në dialog.

“Këshilli i BE-së ua rikujton palëve përgjegjësinë për të garantuar paqen dhe stabilitetin”.

Në konkluzionet për vendet e Ballkanit Perëndimor në rastin e Serbisë shprehet “shqetësimi i thellë” edhe për prapambetjen e Serbisë në harmonizimin me politikën e jashtme evropiane.

“Këshilli (BE) shpreh keqardhje të thellë për zmbrapsjen e Serbisë në përputhje me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së, veçanërisht mospërputhjen e saj me sanksionet e BE-së kundër Rusisë dhe Bjellorusisë, si dhe veprimet e saj të politikës së jashtme në kudndërshtim me qasjen e përbashkët të BE-së”, thuhet në konkluzionet e miratuara.

Këshilli i BE-së konfirmon se ata kanë marrë parasysh mbështetjen e Serbisë për rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të miratuara në përgjigje të luftës së Rusisë kundër Ukrainës, si dhe hapat e tjerë përkatës.

Me konkluzionet e miratuara, BE-ja mirëpret faktin që Qeveria e re e Serbisë e ka afirmuar integrimin në BE si synim strategjik, por nënvizon se nevojiten masa konkrete për të dëshmuar përkushtimin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat