Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në një intervistë RTV Dukagjini, ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, më shumë po bën “luftë” ndaj Amerikës sesa ndaj Rusisë dhe Serbisë.
Ish-kryeministri tha ndër tjera se Kurti ka eksperimentuar me situatën në veri.
“Angazhimi i Kurtit është një lloj lufte guerile, pra aj më shumë po e bën luftën guerile me Amerikanët sesa me Rusinë e Serbinë. Amerikanët e kanë ditë çka po përgatit Serbia edhe e kanë ditë çka do të ndodhë në Veri dhe i kanë thanë Koosvës ec me ne ta lëjm Serbinë jasht, Kryemistri jonë i ka shpik ato 21 ditët e famshme, ka bo eksperimente me situatën e sigurisë në vendin tonë. Nuk bën dikush normal eksperimente me situatën e sigurisë ne vend, ktheu të 24 marsi i 1999 për me kuptu se siguria në Kosovë nuk është ndërtu vetëm prej nesh dhe ende nuk varet vetëm prej nesh, siguria është e lidhur me Amerikën e NATO. Nuk mundesh me shku në Veri vetëm”, tha kreu i AAK-së.
Sipas Haradinjat, në kohën e qeverisë së tij ka qenë i kordinuar plotësisht me amerikanët dhe për këtë aryse sipas tij në atë kohë policia e ka kry detyrën me sukses sa herë i është kërkuar.
“Në kohë të qeverisjes time sa herë e ka kërku ligji Policia e ka kry punën për çdo kënd, kjo ka qenë e mundur sepse kemi qenë bashkë me Amerikën e NATO-n. Nuk mundesh vetë në Veri, mënyrën si po vepron qeveria jonë është kundër Kosovës, unë i falënderoj Policët tanë, Kosova ju ka borxh gjithë jetën, ata po bëjn punën e vetë, ta kuptojnë policët që janë në Veri se janë në shërbim të atdheut dhe Kosovës. Duhet me kuptu kryetari, që veprimet e sigurisë nuk duhet me lujt fshehtas me Amerikën. Nëse mendon që mundet kështu është gabim. Ky ka lujt fshehtas, ata e kanë nxan e kan kthy”, ka thënë Haradinaj.