Situata në veriun e Kosovës vazhdon të jetë e tensionuar, ndërsa barrikadat e vendosura nga serbët nuk janë larguar ende.
ABC raporton se forcat policore të Kosovës qëndrojnë 24 orë roje në turn, për shkak të situatës së krijuar.
“Mahalla e Boshnjakëve është në pjesën veriore të Mitorvicës së veriut. Është një lagje etnike ku ka shqiptarë dhe është një zonë mjaft e rëndësishme. Policët e Kosovës qëndrojnë në turn 12 dhe 24 orë roje”, ka raportuar gazetarja Linda Karadaku.

“Një nga kërkesat e krerëve të serbëve të veriut për heqjen e barrikadave është lirimi i Dejan Pantiç. Ajo që ka thënë Escobar ka të bëjë me vënien e vijave të kuqeve. Reagimi ndërkombëtar në unison është shumë i ashpër ndaj Beogradit”, ka thënë ajo për televizionin.