Ditën e sotme, presidentja e Kosovës së bashku me kryeministrin Albin Kurti kanë nënshkruar aplikimin për anëtarësimin në Bashkimin Europian.
Ceremonia zyrtare e organizuar u mbajt në ambientet e Presidencës së Kosovës.
Kryeministri nuk ka nguruar ta postojë edhe në faqen e tij në 'Facebook', një video gjatë ceremonisë.
Kurti tha se këtë aplikim do ta dorëzojnë në presidencën çeke të Këshillit të BE-së, në Pragë.