Haradinaj: Krenar që pata mundësinë ta vendos një gur në themelin e Ushtrisë së Kosovës

Aktuale

Haradinaj: Krenar që pata mundësinë ta vendos një gur në themelin e Ushtrisë së Kosovës

Më: 14 dhjetor 2022 Në ora: 12:30
Ramush Haradinaj

Sot 4 vite është formuar Ushtria e Kosovës nën udhëheqjen e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.

Haradinaj përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, i ka uruar Ushtrisë 4 vjetorin dhe tha që është ndjerë krenar që ka mundur të bëjë një gjë të tillë për Kosovën.

“Kosovë, urime katër vjetori i Ushtrisë!

Krenar që pata mundësinë ta vendos një gur në themelin e Ushtrisë së Kosovës! Në katër vjetorin e themelimit të saj, po e rikthej në vëmendjen tuaj një fjalë timen, nga zemra”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat