Me iniciativën e deputetit ukrainas, Oleksiy Goncharenko, ka nisur mbledhja e nënshkrimeve për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Kievi.
Ai ia ka dorëzuar edhe kërkesën presidentit Volodymyr Zelensky, për ta shqyrtuar mundësinë e njohjes. Tensionet e fundit theksohet se janë arsyeja se pse ky peticion ka nisur së nënshkruari tani.
Goncharenko ka dhënë edhe arsyet se pse Ukraina duhet ta njohë pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës.
“Kosova e pavarur është e njohur nga gjysma e shteteve të Kombeve të Bashkuara, përfshirë ShBA-në, sikurse edhe shumicën e vendeve anëtare të NATO-s.
Gjithashtu theksohet se në vitin 2010 Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e ka njohur se shpallja e pavarësisë dhe sovranitetit shtetëror nuk bjen ndesh me normal dhe ligjet ndërkombëtare dhe që nuk shkel ndonjë rezolutë dhe akt ndërkombëtar.
Deri më tani në peticion kanë votuar 475 veta, nga 25 mijë nënshkrime sa duhen.
Peticioni mbetet aktiv për 90 ditë.