Tha se Kurtin nuk e ndaloi as tymi i veriut për Asociacionin, analisti i kundërpërgjigjet Tahirit

Aktuale

Tha se Kurtin nuk e ndaloi as tymi i veriut për Asociacionin, analisti i kundërpërgjigjet Tahirit

Nga: A.ZH Më: 14 dhjetor 2022 Në ora: 15:26
Edita Tahiri

Njohësi i çështjeve politike Adem Bytyçi, i ka reaguar ish-kryenegociatores Edita Tahirit, e cila ka thënë se kryeministrin Albin Kurti, nuk e ndihmoi as “tymi në veri” për ta ndalur Asociacionin.

Bytyçi, përmes një shkrimi të dërguar në “Bota sot”, ia ka kujtuar Tahirit se Kurti i ka trashëguar marrëveshjet e dëmshme nga qeveritë e mëparshme.

Ai ka thënë se përkundër përpjekjeve, Kurti nuk mund t’i ndryshojë ato.

Reagimi i plotë i Bytyçit:

Edita Tahiri: Kurtin as tymi në veri s'e ndihmoi për ta ndalë Asociacionin.

Përderisa qeveria e mëparshme Isa – Thaçi, e kanë pranuar këtë kreaturë kundër Kosovës, Kurti nuk ka pasur mundësi që ta refuzojë përkundër përpjekjeve të tij.

Kurti, ka trashëguar shumë marrëveshje të disfavorshme Serbi -Kosovë nga qeveritë e mëparshme të Kosovës , edhe pse është munduar për t'i ndryshuar e ka pasur të pamundur t'i ndryshojë ,sepse përveç qeverisë së Serbisë, kundër e ka pasur edhe opozitën aktuale, sipas gjykimit të opozitës dhe zonjës Edita Tahiri, Kurtit i ka mbetur vetëm një zgjidhje të tërhiqet nga posti i Kryeministrit.

Nuk besoj se Kurti është i përgatitur për ta pranuar një Mini-shtet të serbëve në Kosovë si shpërblim të gjenocidit kundër shqiptarëve në luftën e fundit.

Zonja Tahiri dhe opozita e thonë haptas ani pse me ca ekuivoke, se vetëm opozita pas të vjen në pushtet garanton një marrëveshje paqësor Kosovë - Serbi, mbase kjo mbetët vetëm një dëshirë e opozitës, sepse me një Serbi, që ndjek rrugën e Diktatorit Millosheviq - Kasapit të Ballkanit, dhe nuk është ballafaquar me të kaluarën e saj kriminale ,vështirë të arrihet një Marrëveshje paqësore Kosovë -Serbi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat