Profesori universitar dhe njohësi i ҫështjeve të politikës, Sadri Ramabaja, në një postim të tij në Facebook ka komentuar deklaratën e Escobar.
Rama shkruan se Escobar ka deklaruar se “...Më duhet të jem i qartë, ne do ta kemi Asociacionin, ne do të jemi pjesë e procesit, dhe ai proces duhet të përfshijë Qeverinë e Kosovës. Nëse jo, ne mund ta zhvillojmë atë diskutim me partnerë alternativë…”.
Tutje profesori shkruan se, ky mesazh hedhë dritë edhe për arsyet reale përse dy drejtuesit e dy partive tona opozitare (PDK-së dhe LDK-së) kishin vajtur gjatë nëntorit në Uashington dhe kishin zgjatur vizitën për një javë të plotë.
Postimi i plotë:
Gabriel Escobar [i dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor]:
“...Më duhet të jem i qartë, ne do ta kemi Asociacionin, ne do të jemi pjesë e procesit, dhe ai proces duhet të përfshijë Qeverinë e Kosovës. Nëse jo, ne mund ta zhvillojmë atë diskutim me partnerë alternativë…”
Koment
Ky mesazh hedhë dritë edhe për arsyet reale përse dy drejtuesit e dy partive tona opozitare (PDK-së dhe LDK-së) kishin vajtur gjatë nëntorit në Uashington dhe kishin zgjatur vizitën për një javë të plotë.
Ky ndryshim i madhë i qëndrimit politik të SHBA-ve ndaj Kosovës ka të bëjë, përveç me pragmatizmin politik tipik amerikan, edhe me qëndrimin e opozitës sonë dhe një pjese të mirë të të ashtuquajturës shoqëri civile në Prishtinë në raport me Asociacionin.
Përballja gjithësesi do të jetë ndryshe nga ajo e Nolit me falangat e Zogut në dhjetorin e 1924-ës. Fundja, jemi në kohë tjera.
Partneriteti strategjik yni me SHBA-të sidoqoftë, do të ruhet e kultivohet; ai nuk do të vihet asesi në pikëpyetje.