Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka udhëtuar drejt Hagës.
Limaj gjatë vizitës së tij në Hagë, do t’i takoj ish presidentin, Hashim Thaçi, ish kryetarët e Kuvendit, Jakup Krasniqi e Kadri Veseli si dhe ish deputetin e Vetëvendosjes, Rexhep Selimi.
Vizita e Limajt është më e veçantë, pasi ajo po realizohet në 17-vjetorin e lirimit të tij nga Tribunali i Hagës.
Kujtojmë se ish krerët e UÇK-së tash e dy vite po mbahen në paraburgim në Hagë.
Raportohet se procesi gjyqësor ndaj tyre do të nis në pranverë.