Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka planifikuar që nesër në orën 09:30 të mbajë adresimin vjetor para deputetëve në Kuvendin e Kosovës.
Zyra e Presidentes ka njoftuar se nesër në orën 09:30, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, konform Kushtetutës, do të bëjë adresimin e saj vjetor në Kuvendin e Republikës së Kosovës.